FA Cup/ “Vikingu” gati për trofeun e dytë, në “Wembley” përplasen “gjigandët” e Manchester

Për herë të parë në historinë finaleve të Kupës më të vjetë në historinë e futbollit, “FA Cup”, mitikun anglez i “Wembley” do të presë derbin e Manchester, me “qytetarët” e City dhe “djajtë e kuq” të United, që janë në kërkim të trofeve të 2-ta sezonale.

“Qytetarët” e Manchester City vijnë për herë të 12-të në këtë finale, teksa kanë arritur të triumfojnë në plot 6 herë, për herë të fundit në vitin 2018-2019. Në anën tjetër, “djajtë” e Manchester United kapin për herë të 21-të finalen e FA Cup, teksa në përballjet e mëparshme e kanë fituar plot 12 herë trofeun, por mbajnë dhe rekordin “e hidhur” për më shumë humbje në finalen e “FA Cup”, me 8 të tilla.

Favoritët padyshim mbesin djemtë e Pep Guardiola, me “bomberin viking” në majën e sulmit, Erling Braut Haaland, që kërkon tripletën e pas fitores së titullit të Premier League, tashmë është vetëm 2 hapa larg plotësimit të “ëndrrës”.

Në krahun tjetër, po në sezonin e tij të parë, te “djajtë” e Manchester, tekniku, Erik ten Hag bëri një revolucion total te “të kuqtë”, që nga mentaliteti e deri te skemat e lojës, duke i sjellë tifozëve trofeun e parë, vetëm pak muaj pas mbërritjes në “Old Trafford”, teksa arriti të fitonte trofeun e “EFL Cup”.

Tashmë e vetmja gjë çka na mbetet është të presim orën 16:00, aty ku në “Wembley” të Londrës, arbitri kryesor, Paul Tierney do të startojë 90 minutat përfundimtare të Kupës së Anglisë këtë sezon.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo