Shkruan: Selim Iljazi
Kryetari i ASH- z Arben Taravari dhe deputeti i ASH- Elmi Aziri mundohen diellin ta mbulojnë me shosh (thotë populli). Lëvizja Besa është parti
e vetme opozitare më e madhe, dhe për çdo ditë në Lëvizjen Besa bashkohen njerëz të ri. Kurse në ASH ka shumë pakënaqësi duke filluar prej në
Gostivar. Me futjen e ASH në Qeveri për t’ia vazhduar mandatin ende BDI-së dhe për ta mbuluar dështimin në Komunën e Gostivarit ashtu siç shiu që mer
përpara gjithçka, midis të tjerash, nxori në pah edhe një hipokrizi të madhe, por jo të re, të paktën për ata që kanë një memorie të fortë.
Edhe deputeti Elmi Aziri i ASH kur thotë ishte e pamundur që Alternativa dhe Besa të bashkohen në një listë me ASH-në, e ka gabim se po këto
nuk donin bashkim me Lëvizjen Besa, por këto deputetë të ASH kur mbanin mbledhjet e tyre në zyrat e tyre, nuk miresh me atë se të jemi bashkë
ta rrëzojmë BDI, por këto bënin matematika se në cilat zona ështe më e fortë BESA, ALTERNATIVA, ASH. Dhe nuk brengoseshin që ta ndryshojnë këtë
gjendje të popullit shqiptar në këtë vend. Kjo më në fund u pa edhe me futjen në Qeveri. Kur sot në ASH është rritur pakënaqësia te anëtarët e
ngushtë të partisë dhe tash fajtor na qenka Lëvizja Besa dhe kryetari Bilall Kasami, jo or zotri, fajtor jeni vetë se deri para dite mundoeshe ta
luftosh korrupsionin në Maqedoninë e Veriut e pas dite u bëne pjesë e atij korrupsioni. Unë nuk e kuptoj këto pse meren me Lëvizjen Besa kur janë
pjesë e qeverisë, po ju jeni ne qeveri po pse nuk punoni pse vetëm dilni në opinion apo në takime darka, dreka dhe foto po jeni zotuar për punë po
çka doni vazhdoni punon ska kush ju ndal apo mos vall skeni TAKAT për punë sepse e shikoni se jeni në një vend të gabuar bashk me BDI.
Askush nuk ka pse të ndalojë së pyeturi: pse, si dhe sa lobon opozita? Por, pyesë: pse po na qeveris kaq keq kjo qeveri ku ju jeni pjesë?