Kurrorë e dyfishtë e gjeneratës U16 të Taxhedin Kasamit.Përkrahje e veçantë nga ballisti i flaktë Ibrahim Arifi
Hisar Ali me shokë të një gjenerate të artë përfshirë edhe Gerti Arifi ,të drejtuar nga treneri Taxhedin Kasami ngritën lartë edhe një tjetër trofe këtë sezon ëndrrash shkruan Tetovasot.
Pas Kupës ata siguruan edhe kampionatin në një konkurencë të fortë duke dëshmuar se Shkëndija ka të ardhme të ndritshme me punën që po bëjnë trenerët me grupmoshat duke prodhuar shumë talentë nga Akademia.
Kurrora e dyfishtë dëshmon se U-16 është një ndër gjeneratat superiore të Shkëndijës.
Ky triumf nuk ngeli pa përkrahjen edhe të atyre që ndjekin Shkëndijën kudo pra ballistëve.Nuk kishte si mungonte gjatë triumfit të kampionatit edhe përkrahja e ballistit të zjarrtë Ibraim Arifi.
Në foto ai shihet mes të tjerash edhe me golëshënuesin kryesorë dhe diamantin që ka klubi te kjo gjeneratë Hisar Ali,pjesë edhe e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut.Tetovasot