Situata në veri të Mitrovicës është shumë e rrezikshme . Nevojitet maturi dhe diplomaci për mirëmenaxhimin e saj
Ejup Berisha
Situata e fundit e sigurisë në Veiun e Mitrovicës është e rëndë bile do të thoja edhe shpërthyese kjo si pasojë e veprimeve të grupeve dhe e bandave kriminale serbe atje. Pushteti legjitim i Kosovës ditëve të fundit ka filluar të realizon veprime përmes organeve të sigurisë për ta shmangur anarkinë dhe po ben tentime për të vendosur rend dhe rregull apo sovranitetin në këtë teritor të Republikës. Pas dy ditësh për situatën dhe ndodhitë kanë reaguar përfaqsusesit e faktorit ndërkombëtar që njihen si shtete mike dhe aleate të Kosovës. Përmes këtyre reagimeve përfaqsuesit shtetëror- diplomatik amerikan dhe europjan i kanë shprehur revoltat e tyre për trazirat dhe aktet e dhunës që ndodhën ditëve të fundit në pjesën Veriore të Mitrovicës. Diplomacia amerikane dhe ajo europjane përmes reagimeve të tyre i kanë cortuar të dyja palët ate serbe dhe palën kosovare shqiptare duke kërkuar që këta ti shmangin aktet e dhunës dhe të mos kontribuojnë që të eskalon situata edhe më shumë duke sygjeruar që mosmarrveshjet të zgjidhen me dialog e jo me mjete dhe metoda të dhunshme. Amerikanët dhe Europjanët nga kritikat se kanë kursyer as Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti. Disa komentues në Kosovë këto kritika i kanë interpretuar edhe si sinjal të prishjes së mardhënieve të SHBA-ve me Kosovën. Opozita politike kosovare një kohë të gjatë Kryeministrin Kurti e akuzon se po tenton ti prishë raportet e shkëlqyeshme dhe partneritetin me SHBA-të. Mendoj se Amerika e Presidentit Joe Biden nuk i corton dhe nuk i sankcionon të gjithë shqiptarët e Kosovës ata mund tia shohin për të madhe Albin Kurtit për akcionet e ditëve të fundit që i ka ndërmarrë pushteti legjitim i Kosovës në Veri të Mitrovicës. Vlersoj se cdo pushtetar do të vepronte ngjashëm si Albin Kurti përpos atyre që nuk duan tua prishin rehatin krimineleve dhe keqbërësve serb në pjesën veriore të Mitrovicës.Pra të keqijat e krimineleve dhe të huliganeve serb një periudhë bukur të gjatë kohore do të thoja më shumë se tre dekada janë më të keqija, më ugurzeza, më konfrontuese dhe më luftnxitëse atje sesa të gjitha veprimet e pushtetit kosovar në tentimet për vendosje të rendit, rregullit,qetësisë, kushtetueshërisë dhe ligjshmërisë në veriun e vendit. Nuk dua të keqkuptohem dhe të keqinterpretohem se po përzihem në punët e SHBA-ve por kjo akuza duhet të adreson dhe sankcione të vendos për Beogradin si rekrutues, orkestrues dhe përkrahëse e përhershme e veprimeve të grupeve kriminale serbe e jo të drejton kritika dhe akuza për Prishtinën, sepse Beogradi ka krijuar po krijon dhe do të vazhdon të krijon probleme dhe trazira në veriun e Mitrovicës e jo Prishtina. Dhe Mitrovica ndodhet në Kosovë e jo në Serbi dhe është legjitime që cdo pushtet ta lufton krimin, kriminalitetin dhe kriminelët. Albini ndoshta nuk e ka zgjedhur momentumin e përshtatshëm për të vepruar me qëllim për të vendosur rend dhe rregull në Veri të Mitrovicës.Kjo duke e pasur parasyshë ndjeshmërinë e situatës së përgjithshme botërore dhe duke i marrë parasyshë tendencat e Rusisë që përmes Serbisë të shkakton konflikte në pjesë tjera të botës sic janë edhe tendencat e fundit të saj që këtë skenar ta provoj ta realizon së fundmi në pjesën veriore të Mitrovicës. Rusia është e interesuar që konfliktin ta zhvendos edhe diku tjetër nëpër botë me qëllim që ta tërheq vemendjen e shteteve perendimore dhe ti shpërqëndron forcat e tyre nga konflikti i saj në Ukrainë duke i detyruar ato që të intervenojnë në ndonjë vatër tjetër konflikti. Situata në Veriun e Mitrovicës mendoj se është tejet e rrezikshme dhe shumë serioze me tendenca eskalimi të mëtejmë, dhe me këtë rast jo vetëmse Albin Kurti por cdokush duhet të reflektoj konform saj dhe të veproj me maturi dhe me diplomaci me qëllim që të mos lejon që forcat regresive ruso-serbe tia arrijnë qëllimit që të ndezin konflikt në Kosovë. Sa i përket tendencave për të vendosur rend dhe rregull në Veriun e vendit gjithcka është në rregull por sa i u përket rreziqeve për mundësi shpërthimi të ndonjë konflikti Kosovë-Serbi që në fakt do të ishte konflikt Lindje- Perendim duhet pasur kujdes dhe vemendje që kjo të mos lejohet që të ndodhë. Këtë situatë duhet ta mirmenaxhojnë me kujdes Kosova bashk me shtetet mike dhe aleate sic janë SHBA-të dhe shtetet e BE-së.