Italia publikon listën me futbollistët e ftuar për finalet e Ligës së Kombeve

Italia ka zbuluar listën me 26 futbollistët e ftuar e ftuar për “Play-Offin” e Ligës së Kombeve.

Faza finale e këtij kompeticioni do të zhvillohet muajin e ardhshëm
Italia në gjysmëfinale do të takohet me Spanjën. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 qershor, në stadiumin “De Grolsch Veste”.
Dhe, tashmë është zbuluar lista prej 26 futbollistëve të ftuar nga Roberto Mancini, në të cilët ai po llogarit për fazën finale të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë se “Play-Offi” i Ligës së Kombeve do të zhvillohet në Holandë.

Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Holanda dhe Kroacia, më 15 qershor.

Finalja është e caktuar që të zhvillohet më 18 qershor. Në po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë.