Gjyqtari kryesorë fyen lojtarët e Shkëndijës të gjeneratës 2011 , referim skandaloz dhe i qëllimshëm .Kërkohen masa nga organet e FFM -së
Një referim skandaloz i gjyqtarit kryesorë të ndeshjes midis Shkëndijës gjenerata 2011 dhe Mal Ajaks ka rezultuar me humbjen e klubit tetovar ,një skenar i mirë përgatitur shkruan Tetovasot.Një ndeshje që gjyqtari ua jep klubit maqedon mes shumë kontestimesh dhe një arbitrimi të ashpër .Ai poashtu ka bërë fyerje ndaj fëmijëve të Shkëndijës duke ndikuar rëndë psikologjikisht tek ata.
Gjyqtari kryesorë i kësaj ndeshjeje përkundër shumë favoreve ndaj skuadrës Mal Ajaks ndëshkon me të kuq trenerin e Shkëndijës dhe ndikon direkt në rezultatin 2:1 .Ai poashtu ka ndërprerë ndeshjen para kohe dhe një sërë gabimesh të shumta të qëllimshme që kanë dëmtuar rëndë skuadrën e Shkëndijës ,një gjeneratë e shkëlqyer me rezultate brilante brenda këtij sezoni.
Shkëndija një ditë më herët fitoi ndaj skuadrës Young Team ndërsa edhe në këtë përballje ata u ballafaquan me një referim skandaloz .
Ftohen organet më të larta të Federatës së Futbollit që të ndërmarrin masa të rrepta ndaj këtyre gjyqtarëve skandaloz që kanë dëmtuar rëndë imazhin e futbollit dhe duke krijuar shumë tensione .Nëse FFM nuk ndërmerr masa të ashpra për këtë rast të rëndë do të vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e klubit në garat e ardhshme.Tetovasot