Bundesliga, ndeshjet e fundit/ Sot mësohet kampioni i Gjermanisë, “luftë” e hapur edhe për mbijetesën
Ditën e sotme, Bundesliga do të luajë të nënta ndeshjet e fundit të këtij sezoni të magjishëm, ku të gjitha përballjet do të luhen në orën 15:30.
E gjithë vëmendja është te dy sfida, ajo mes Dortmund-Mainz dhe Koln-Bayern Munich. Një mes Dortmund dhe Bayern do të shpallet sot kampion i Bundesligës gjermane. Verdhezinjtë ndodhen momentalisht në vendin e parë me 70 pikë, ndërsa Bayern Munich në vendin e dytë me 68 piikë.
Bavarezët e Thomas Tuchel shpresojnë te fitorja dhe te një hap fals i Dortmund për t’u kurorëzuar përsëri kampion, por Dortmund është i vendosur me mish e me shpirt për të sjellë trofeun në shtëpi që nga koha e largimit të Jurgen Klopp.
Një luftë e hapur është edhe për mbijetesë, pasi janë disa klube që luajnë për të qëndruar në Bundesliga. Hertha e Berlinit e ka të sigurt rënien në Bundesliga 2, ndërsa Bochum, Schalke, Stuttgart dhe madje Augsburg duan mbijetesën, por dy prej tyre sot do të presin biletat për një divizon më poshtë.
Augsburg do të ndeshet me Monchengladbach jashtë, Bochum në shtëpi kundër Leverkusen, Schalke kudnër Leipzig jashtë dhe Stuttgart në shtëpi kundër Hoffeinheim./h.ll/abcnews.al