Vdiq gjermani më i famshëm i papunë: Jetoi në kurriz të shtetit dhe motoj e tij ishte se “të gjithë ata që punojnë janë budallenj”
Arno Diebel, njeriu që njihej si “i papuni më i famshëm”, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në një spital të Hamburgut në Gjermani, raporton revista “Phoenix”.
Për gati 50 vjet ai jetoi pa punë, me pagesë dhe në kurriz të ndihmës shtetërore. Ai bënte një jetë si i papunë, që nga viti 1976 kur kishte ndërprerë shkollimin, por edhe gjithçka që lidhet me punë, duke jetuar me ndihmën sociale nga Shërbimi i Mirëqenies Sociale, që ia paguante qiranë dhe shpenzimet e tjera të jetës.
20 vite më parë u bë i famshëm me thënien “të gjithë ata që punojnë janë budallenj”, si dhe shpesh ishte i ftuar nëpër talk show-t gjermanë.
Në vitin 2010, Diebel regjistroi këngën “Der Klugere kippt nach” (Më të zgjuarit heqin dorë) dhe një vit më vonë këngën “I’m nice” me të cilën donte të fitonte para dhe qëllimi i tij ishte të bëhej yll televiziv.
“Bild” shkruan se kënga e tij ka hyrë në “Top 100”, por ai nuk ka realizuar ndonjë të ardhur të konsiderueshme me të.
Madje vitin e kaluar ai deklaroi se më në fund do të fillonte punën.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
- Bastisje në Gostivar dhe rrethinë, gjendet drogë – dy persona të arrestuar
- Plagosi të dashurën dhe më pas veten, vdes 32-vjeçari në QKUK
- Gjithologia Gordana!
- Plagosi të dashurën dhe më pas veten, Policia jep detaje për incidentin e rëndë në Ferizaj
- Tërmet në Maqedoni
- Përleshen me grushta babai dhe i biri, policia i arreston të dy
- Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
- VLEN: Shqiptarët nuk janë vegël. Shqiptarët janë LIGJ (VIDEO)
- Lloga – Siljanovskës: Shqipja nuk është gjuhë minoriteti, mjaft me mentalitet ish-jugosllav!