Dhuruesi i spermës Kyle Gordy i cili udhëton në vende të ndryshme të botës për të ndihmuar gratë që të bëhen me fëmijë. Aktualisht ai ka 64 fëmijë dhe 8 të tjerë janë në proces, duke ardhur së shpejti në jetë.
Po ashtu një 41-vjeçar në Holandë i njohur si “Jonathan Meijer“, dyshohet se ka lindur më shumë se 500 fëmijë dhe për këtë arsye ai ka probleme me drejtësinë dhe disa nga gratë e kanë paditur.
Sipas udhëzimeve mjekësore holandeze, një dhurues mund të jetë baba vetëm i 25 fëmijëve për të shmangur inçestin e mundshëm dhe problemet psikologjike. Por nga ana tjetër as nuk konsiderohet si vepër penale nëse kalohet ky numër.
Dy dhuruesit e spermës njihen me njeri-tjetrin, kanë komunikim dhe flasin. Jonathan e ka të pamundur që të flasë për shkka edhe të situatës së tij të komplikuar dhe ne do të kemi sot Kyle Gordy për të na treguar më shumë edhe për fëmijët e tij, të cilët janë shtuar në numër…
Kyle nga Los Angeles, California aktuakilisht ndodhet në Romë për të ndihmuar një grua të mbetet shtatzënë. Ka qënë edhe në Kenia pak kohë më parë për të njëjtin mision.