“Makthi mbaroi, më në fund në shtëpi”, Berlusconi del nga spitali pas 45 ditësh

“Makthi mbaroi, më në fund në shtëpi”, Berlusconi del nga spitali pas 45 ditësh

“Të dashura mikesha dhe miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”.

Kështu nis mesazhi i kreut të Forza Italia, Silvio Berlusconi, pas largimit të tij nga spitali San Raffaele në Milano ku qëndroi i shtruar për shkak të pneumonisë, si pasojë e leuçemisë mielomonocitare kronike.

“Një emocion i pabesueshëm, një lehtësim i madh. Ishte një periudhë e mundimshme dhe e vështirë, por pas errësirës fitova përsëri. Falë Zotit dhe të gjithë juve që nuk më keni lënë kurrë të mungojë afërsia juaj, ngrohtësia dhe dashuria juaj, nuk u ndjeva kurrë vetëm dhe vazhdova të kem shpresë dhe besim”, ka shkruar Berlusconi.

“Makthi ka mbaruar dhe pasi kam lexuar mesazhet e shumta përshëndetëse të marra, dua të falënderoj secilin prej jush që ka vendosur të kushtojë një mendim të dashur për mua. Rroftë jeta, gjithmonë!”, thekson lideri i Forza Italia.