Bastisje në Shkup, 35-vjeçarit i gjendet një pushkë automatike “Scorpion” dhe armë të tjera

MPB njofton se policia gjatë ditës së sotme ka realizuar bastisje në lokalet në pronësi të 25-vjeçarit A.P. nga Shkupi, me urdhër gjykate.. Nga MPB njoftojnë se tek i njëjti janë gjetur armë dhe municione.

“Sot (18.05.2023), zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të paligjshme pranë SPB-Shkup kanë privuar nga liria A.P.(35) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në lokalet e tij në dy lokacione në Shkup, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar municion, një pushkë automatike “Scorpion”, një pistoletë e markës dhe kalibrit të panjohur dhe dy pushkë gjuetie.
Personi u ndalua në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës kundër tij”, thonë nga MPB.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo