Mbyllet pa fitues derbi mes Tiranës dhe Partizanit

Është mbyllur pa fitues derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 33-të në Superligën e Shqipërisë në futboll.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, 1:1.

Da Silva kaloi Partizanin në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Me këtë barazim, Tirana vazhdon të mbetet liderë me 60 pikë në tabelë, kurse Partizani është në pozitën e dytë me dy pikë më pak.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro dhe mbetet të shihet se kush do të shpallet kampion në fund.