Samba Braziliane në Finalen e Kupës së Maqedonisë në konkurencën e femrave.
Klubi i Femrave Luboteni nga Tetova deklasoi me rezultat të thellë 4:0 ekipin e Kamenica Sasës në finale të Kupës së Maqedonisë,ndeshje që u zhvillua në Shkup.Tetovës nuk i ka hije pa trofe dhe sukses në futboll ,por sot e dëshmuan futbollistet e Lubotenit në finalen e Kupës së Maqedonisë në konkurencën e Femrave. “Vitin e kaluar u shpallëm kampion të vendit ndërsa këtë vit poashtu jemi lider i tabelës ku së shpejti do shpallemi edhe kampion i ri por sot arritem që të fitojmë Kupën e Maqedonisë dhe të dëshmojmë se jemi më të mirët” shprehet zëdhënësi i Klubit Luboten Buran Musliu.
Interesant është fakti se treshja braziliane që performuan për Lubotenin, hynë në listën e golashënuesve.
Fituesi i kësaj ndeshje ishte i dukshëm që në fazën fillestare të ndeshjes. Majsa Delgado në minutën e 18-të e hapi rezultetin për Lubotenin në epërsi me 1-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ceuri Goya shënoi për 2-0.
Në fillim të pjesës së dytë, futbollistët e Kamenica Sasës bënë presion për të rikthyer në rezultat, por brazilianja e tretë në radhët e Lubotenit, Priscilla da Silva, nuk e lejoi një gjë të tillë, e cila në minutën e 51-të u rrit në 3-0 rezulltat i thellë.
Finalja për 4-0 ishte vepër e Bojana Petkovës që gjithçka vulosi në këtë ndeshje dhe nuk ju dha shpresë kundërshtarëve.
Vlen të përmendet trajneri i sukseseve është Ivica Radoniç që arrin dy trofe në këtë klub të femrave por pritet edhe trofeu i tretë të arrijë shumë shpejt në Tetovë.TS