Al-Nassr ka regjistruar fitore ndaj Al-Taee për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Ligën Profesionale Saudite.
Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic fitoi në udhëtim me rezultatin 0:2.
Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.
Cristiano Ronaldo kontribuoi me gol. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 52-të.
Për 38-vjeçarin ishte ky goli i tij i 13-të këtë sezon.
Goli tjetër u shënua nga Anderson Talisca, në minutën e 81-të.
Al-Nassr pas kësaj fitore ka 60 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tani me vetëm tre pikë më pak se lideri, Al-Ittihad.
Deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe tre xhiro.