FC Shkupi e mbylli sezonin në vendin e dytë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë verë do ta përfaqësojë vendin në garat europiane. Mirëpo, te ish-kampionët me shumë gjasa do të ketë ndryshime të mëdha në aspektin e futbollistëve. Përveç, Fredy Alvarezit dhe Kristijan Naumovskit që tashmë janë larguar nga tabori bardheblu, nga Çairi priten të largohen edhe pesë futbollist tjerë. Bëhet fjalë për lojtarë si Vlladica Bërdarovski, Danfa, Margvelashvili, Xhelil Abdulla si dhe Melos Bajrami. Aktualisht skuadra e Shkupit është në pushim të merituar deri në 31 maj, ndërsa trajneri Xhihad Arsllan dhe stafi i tij menaxherial janë duke punuar për të kompletuar ekipin që do të luajë në garat e Europës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shasivari – Presker: Thellimi i bashkëpunimit për reformat në drejtësi
- Mbledhja e përbashkët për Raportin e Komisionit Evropian: Reformat dhe perspektiva evropiane e vendit
- Mickoski: Do të ketë zgjedhje të rregullta, por nëse opozita ndërmerr iniciativë për zgjedhje të parakohshme, do ta mbështesim dhe do të shkojmë në zgjedhje
- Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend
- Raporti i KE-së para deputetëve, Rokas: Hapi i ardhshëm janë ndryshimet kushtetuese
- Gjorgjievski: Kontrollet në NQP kanë kursyer mbi gjysmë milioni euro për karburant këtë vit
- Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet
- 10 qenë shpëtohen, pronari kishte ndërruar jetë dhe ata mbetën disa ditë pa kujdes
- Me “Audi” të blinduar dhe armë, shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës
- Mickoski sfidon opozitën: Le të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, ne jemi gati!