Inigo Martinez do të jetë pjesë e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Barça i ka të gjitha dokumentet për të finalizuar transferimin e qendërmbrojtësit spanjoll.
Marrëveshja mes palëve është në fuqi që nga marsi pasi Martinez pranoi t’i bashkohet katalonasve.
Ai do të kalojë në “Camp Nou” si futbollist i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Athletic Bilbaon.
Kontrata zyrtare pritet të nënshkruhet në fund të sezonit aktual, pasi të kenë përfunduar edhe testet mjekësore.
31-vjeçari me Barcelonën do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.