Në Durrës po zhvillohet europiani në shah për shkolla, Shalsi: Faleminderit Zurab-it dhe Erald Dervishit për organizimin (FOTO)
Në Durrës po zhvillohet kampionati europian i shahut për shkolla 2023, në të cilin marrin pjesë dhjetëra vajza dhe djem të apasionuar pas këtij sporti të lashtë dhe magjepsës, prej moshës 7 deri në 17 vjeç, pjesë e Federatave Kombëtare të Shahut në Bashkimin Evropian.
“Shoh me kënaqësi se prania e shahut në vendin tonë po rritet gjithnjë e më shumë midis fëmijëve, dhe po aq edhe bashkëpunimet me Federatat simotra kudo në Europë. Faleminderit Zurab-it dhe Eraldit për organizimin dhe uroj ditë të frytshme deri në mbylljen e Kampionatit në 21 Maj. Shahu është më shumë se një lojë; është një mënyrë për të zgjuar mendjen”, ka deklaruar Eduard Shalsi, kryetar nderi në FSHSH.
Aktivitetit europian në shah i është bashkuar edhe nënkryetari i Federatës së shahut të Maqedonisë, Agim Shemshiu, dhe të tre së bashku po përgatisin befasi për të ardhmen.
Falë Erald Dervishit, kryetarit të federatës së shahut të Shqipërisë dhe njeherësh kryetar i Federatës ballkanike të shahut në këtë ngjarje madhore të shahut po marin pjesë kampione e botës Antoneta Stefanova dhe kryetari i Federatës europiane, Zyrap Azmiaparshvili.
Ndryshe, Erald Dervishi është nga Durrësi dhe është shahisti më i madh i të gjitha kohërave në Shqipëri. (Open-TV)