Zelensky: Rusia është gati të pësojë disfatë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia tashmë është “gati për humbje” dhe Ukraina duhet të bëjë presion mbi forcat e saj çdo ditë.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha se trupat e tij duhet të siguroheshin që ta kthenin “ndjesinë e disfatës së Rusisë në arratisjen e tyre, gabimet e tyre, humbjet e tyre”.

“Falënderoj secilin që lufton për të shkatërruar armikun. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që, pavarësisht çdo vështirësi, po ia kthejnë tokën Ukrainës”, shtoi ai.

Udhëheqësi 45-vjeçar i tha gjithashtu vendit të tij se po përgatiteshin më shumë armë dhe se luftëtarët do të kenë “madje më shumë mundësi për të mposhtur agresorin”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo