Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Albina Kelmendi dhe familja e saj elektrizuan mbrëmjen e djeshme skenën në Liverpul ku u kualifikuan të parët në finalen e Eurovisionit, që po mbahet në Liverpool.
Menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes, u zhvillua dhe një konferencë për mediat, ku artistët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Këngëtarja Kelmendi bëri një deklaratë për Shqipërinë e Madhe duke thënë se Shqipëria e Kosova janë motër e vëlla.
“Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
Vendet e tjera që u kualifikuan në finale janë Spanja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe fituesja e vitit të kaluar, Ukraina.