E bleu në vitin 2000, publikohen pamje nga shtëpia e parë e Jennifer Lopez

Ndërsa Jennifer Lopez bëri përpjekjet e saj të para në industrinë e muzikës me këngën e saj numër një “If You Had My Love”, ajo gjithashtu bëri investimin e saj të parë me një shtëpi luksoze në vitin 2000.

Kjo shtëpi e këngëtares në Los Angeles, e vendosur në një zonë të mbyllur private të quajtur The Summit, u ble për 4.3 milionë dollarë.

Rezidenca kryesore me shtatë dhoma gjumi, shtatë banjo, si muze, që shfaq një shtëpi bashkëkohore, ka pamje nga Beverly Hills dhe Studio City. Në ambjentet ka edhe një bujtinë, një pishinë, një fushë tenisi, një kënd lojrash dhe një kotec pulash.

Duke qenë se po flasim për një shtëpi të vitit 2000, brendësia e saj për nga arredimi ishte mjaft pop. Dhoma e saj e ndenjes përbëhej nga një divan i madh rozë e ndezur, karrige futuriste të bardha, të verdha dhe të zeza, një qilim i veçantë me model spirale dhe një mur i zi.

Ndërtesa është shumë e ndritur, dritare të mëdha ose dyer oborri kudo, si dhe me shumë gjelbërim. Ajo e shiti atë për 10.95 milionë dollarë në vitin 2004.