I mbylli punonjësit e komunës brenda dhe theu inventarin – Arrestohet 48 vjeçari nga Negotina e Pollogut

Një rast i dhunshëm ka ndodhur sot në ambientet e Komunës së Vrapçishtit në fshatin Negotinë, ku janë të vendosur punonjësit nga Sektori për Urbanizëm. Një 48 vjeçar nga fshati Negotinë ka hyrë dhunshëm në zyrat e komunës, i ka mbyllur brenda një zyre punonjësit e urbanizmit dhe ka thyer inventarin komunal.

Siç njoftojnë nga policia, autori i rastit është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor. Është kryer edhe bastisje në shteëpinë e tij, ku janë gjetur 2 pushkë gjuetie dhe një pistoletë, të cilat i ka poseduar me leje të rregullt.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit ndaj personit në fjalë do të ngrihet kallëzimi përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo