Shkëlqen Shkëndija me të rinjtë.Tre gjenerata në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Shkëndija ka të ardhme të ndritshme.Këtë e vërteton puna e shkëlqyer që po bëjnë trenerët me grupmoshat ose më saktë me Akademinë e këtij klubi shkruan Tetovasot.

Në vijë të kësaj janë rezultatet e shkëlqyera të tre gjeneratave që janë pjesë e finales e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Gjenerata e 2004 do të ndeshet me skuadrën e Rabotniçkit nga Shkupi ,ndeshje kjo që do luhet në Kërçovë më 18 maj në orën 17.00 përcjellë Tetovasot

Gjenerata e 2005 të njëjtën ditë pra më 18 maj poashtu në Kërçovë do të përballet në finalen e Kupës kundër Vardarit të Shkupit,ndeshje kjo që do të luhet ora 10.30.

Në finale është edhe gjenerata e 2007 e cila në finale do luajë në datën 17 maj kundër Bregallnicës .Ndeshja do të luhet në orën 10.30 në Shkup.Tetovasot