Real Madrid gati të bëjë “çmendurinë”, goditje e dyfishtë “galaktike” për merkaton e verës

Real Madrid po përgatitet për një projekt “galaktik” për vitin 2024. Me lojtrë si Modric, Kroos apo Benzema në fazën e fundit të karrierës së tyre, “Los Blancos” po kërkojnë të sigurojnë një të ardhme të suksesshme.

Për ta bërë këtë, “The Telegraph” raporton se në “Santiago Bernabeu” synojnë të bashkojnë dy emra të njohur për të dominuar gjatë dekadës së ardhshme.

Prioriteti kryesor i spanjollëve është nënshkrimi me mesfushorin anglez, Jude Bellingham, ku për momentin, Real Madrid është në pole krye për të marrë shërbimet e tij. E ardhmja e lojtarit të Dortmund është larg Gjermanisë dhe Real Madrid po bënë gjithçka për të siguruar kartonin e tij.

Por, Real Madrid nuk dëshiron ta mbyllë me kaq merkaton e verës, pasi ka vend edhe për goditjen e madhe historike. Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, sulmuesin francez të PSG-së. verën e kaluar, Mbappe refuzoi Realin në momentin e fundit, por duket se spanjollët nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe gjatë merkatos së verës do të jenë të gatshëm të tentojnë të bindin sulmuesin francez të veshë fanellën e bardhë të “Galaktikëve”.