PSG mendon seriozisht për Osimhen, do të duhen të paktën 160 milionë euro për kartonin e tij

Në Paris filluan të lëvizin në mënyrë mjaft konkrete për të përgatitur një sulm për të transferuar Victor Osimhen nga Napoli. Në kryeqytetin francez, sipas “Il Mattino”, qendërsulmuesi nigerian ka kaluar disa orë në shoqërinë e menaxherit Calenda.

PSG ka kryer tashmë sondazhe shumë serioze, por nuk është i vetmi klub i gatshëm të investojë shuma të konsiderueshme për nigerianin. Në Angli, Manchester United, Everton dhe Neëcastle kanë filluar të mendojnë të shpenzojnë për Osimhen.

Natyrisht, duhet një shumë e konsiderueshme për të bindur De Laurentiis, i cili kërkon të paktën 160 milionë euor për kartonin e “bomberit” të tij.

Për Osimhen, raportohet se të interesuarit janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë prej më shumë se 10 milionë euro neto në vit.