Një person në Gjilan ka raportuar në polici se dyshohet që si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore për trajtim të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.