Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Zheljko Bërkiq njoftoi sot se ditëve të fundit janë regjistruar 90 raste të rrezikimit të sigurisë në Serbi.Bërkiq tha se 24 prej tyre vijnë nga rrjetet sociale, ndërkohë shtoi se tetë të mitur janë ndaluar.Zyrtari i MPB’së i ka thënë RTS’së se vetëm në zonën e Beogradit janë regjistruar 43 raste të rrezikimit të sigurisë dhe shkaktimit të panikut, pesë persona janë ndaluar dhe janë ngritur katër kallëzime penale.“Unë iu bëjë thirrje mësuesve dhe prindërve që të bisedojnë me fëmijët dhe t’iu shpjegojnë atyre se çdo postim që mund të duket humoristik ose do të tërheqë ndjekës mund të çojë në pasoja të rënda”, deklaroi Bërkiq.Sot policia serbe e ka arrestuar një student 19-vjeçar në Serbi, nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe çrregullimit psikik.Ai dyshohet se në një grup të klasës së tij përmes një aplikacioni në celular ka postuar një vizatim të një klase me trupa të gjakosura të shtrira pranë tavolinave, ndërsa njëri mbante një objekt si armë, raportojnë mediat serbe.Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe pritet t’i ngrihet kallëzim penal.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VLEN në opozitë kundër BIXHOZIT, në qeveri FESTË” me paratë e LOTARISË!
- Hoxha – Jaupaj: Vijon bashkëpunimi për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit
- Dua Lipa reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale – shpërndan shifrat e krimeve serbe në Kosovë
- SI MUND TË KUNDËRSHTOHET DHE PËRMBYSET AKTGJYKIMI I HAGËS?
- Sherr në Tetovë, 27-vjeçari kërcënon dhe sulmon të renë, nënën e saj dhe axhën – përfshihen edhe familjarët
- Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë
- Djali i Thaçit i buzëqeshur niset drejt Kosovës pas verdiktit të Hagës
- Arrestohet 65-vjeçari nga Tetova, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës
- Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe
- E dha makinën hua, përfundoi e shitur pa kontratë – policia e kthen automjetin te pronari