Kampionati Botëror i xhudos: Erza Muminovic eliminohet në sfidën e parë

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminovic është eliminuar tepër herët nga Kampionati Botëror i xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Erza u mposht nga xhudistja nga Azerbajxhani, Aydan Valyeva, në kategorinë 52 kilogramë.

Ndërkohë, në këtë kategori mbetet në garë Distria Krasniqi, e cila pritet të garojë sot.