Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi në shumicën e vendeve europiane

Ditën e djeshme përfundoi votimi në shumicën e vendeve euorpiane për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 21:00.

Votimi u mbyll në Shqipëri, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari , Republikën Çeke, Maltë, Lituani, Kosovë, Irlandë, Hungari, Greqi, Finlandë, Estoni, Moldavi, Mal të Zi , Maqedoninë e Veriut , Holandë , Norvegji ,Poloni, Portugali , Rumani , Serbi, Sllovaki , Spanjë , Suedi dhe Zvicër, si dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, votimi do të vazhdojë në Austri, Danimarkë , Francë, Gjermani dhe Luksemburg deri nesër, të martën, nga ora 09:00 deri në orën 21:00.

Më shumë se 1.6 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë kishin votuar për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri të vendit, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK).

Votimi në Turqi do të bëhet të dielën, më 14 maj. Votuesit do të zgjedhin midis katër kandidatëve presidencialë: presidenti në largim Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, lideri kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu, Muhamer İnce dhe Sinan Ogan.

Përveç kësaj, 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin prej 600 anëtarësh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo