Interi e fiton pastër derbin ndaj Romës
Interi ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu garën për një vend në top-katërshe.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi sonte në derbin ndaj Romës, të vlefshëm për javën e 34-t.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olympico” përfundoi me rezultatin 0:2.
Federico Dimarco (33′) dhe Romelu Lukaku (74′) shënuan në fitoren e “Nerazzurrëve”.
Interi pas kësaj fitore ka 63 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, me dy pikë më shumë se Milani.
Roma është e shtata me 58 pikë.