Në orën 15:00, në San Siro, Milan do të presë Lazion në një sfidë tepër të zjarrtë, me të dyja skuadrat që ndeshen për një pozicionim përfundimtar në zonën e Champions League për sezonin e ardhshëm.
Pioli dhe Sarri kanë hedhru në fushë 11-të lojtarët më të mirë të mundshëm që kanë në dispozicion.
Maignan do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Calabria, Kjaer, Tomori dhe Theo. Mesfusha me Tonalin, Krunic dhe Benaçer të avancuar. Giroud i vetëm në sulm, i cili do të ndihmohet nga krahët prej Leao dhe Messias.
Nga ana tjetër, Lazio zbret në fushë me Provedel në portë, Hysaj, Romagnoli, Casale dhe Marusic në mbrojtje. Luis Alberto, Antonio dhe Milinkovic Savic në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Zaccagni, Immobile dhe Felipe Anderson.