Kërcim dhe flirt, Kristi puthet në buzë me balerinën

Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” organizoi në shtëpi një festë beqarie për Luizi, ku i dërguan disa striptiste të cilat dhuruan performanca goxha sensuale.

Gjatë festës, Kristi u pa duke flirtuar me njërën prej vajzave kërcimtare. Teksa kanë kërcyer me lëvizje goxha provokuese, në një çast Kristi dhe balerina u puthën dhe në buzë. Madje pasi përfundoi festa Kristi la dhe një takim me vajzën në fjalë pasi të mbarojë spektakli.

Së fundmi, Kristi është ngacmuar nga Dea për situatën e krijuar.
“Vetëm ti u puthe të tjerët vetëm kërcyen”, i ka thënë ajo.

“Nuk e putha unë se nuk ndodhi ndonjë gjë, isha unë duke kërcyer me këtë gocën dhe ajo u kthye dhe po bënte si twerk po ajo nuk e mbante dot balancën e trupit”, u përgjigj Kristi duke qeshur.