Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në Hagë, tha se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të sillet para drejtësisë për luftën e tij në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate speciale të dedikuar për gjykimin e pushtimit rus të Ukrainës. “Ne do të krijojmë një gjykatë të veçantë për të treguar se këta njerëz nuk janë të paprekshëm. Ne kemi nevojë për drejtësi”, tha Zelenski. Gjykata Ndërkombëtare Penale, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës me seli në Hagë, në mars lëshoi një urdhër arresti për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, që do të ishte një krim lufte. Presidenti ukrainas mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit me një aeroplan të qeverisë holandeze që vinte nga Helsinki dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup
- Ligji për përfaqësim dhe provimi i jurisprudencës, Mexhiti: Opozita të tejkalojë inatet dhe të votojnë pro interesit shqiptar
- Shkupi përkujton 63-vjetorin e tërmetit katastrofik me një shëtitje panoramike për qytetarët
- Ky është mërgimtari 19-vjeçar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali
- Serbia futet edhe me media në Maqedoni, oligarkët e Vuçiçit i blejnë dy media – ja cilët
- Kriza e ujit të pijshëm, LSDM e VMRO me akuza për ujin
- Xhavit Haliti: Nuk kemi probleme lufte me VV-në, pse të mos bëjmë koalicion kur kemi bërë edhe me LDK-në
- Në maj 96,5 për qind e rrymës së shpenzuar nga prodhimtaria vendore
- Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës
- Andonovska: Deri në fund të kësaj jave gostivarasit pritet të marrin ujë teknik, ndërsa në fund të javës së ardhshme edhe ujë për pirje