Një aktivist i klimës ngjiti dorën e tij në podiumin e një prezantuesi televiziv gjatë një debati publik zgjedhor në qendër të qytetit zviceran të Gjenevës të dielën, duke shkaktuar tallje dhe brohoritje nga turma.
Protesta e një burri me një bluzë ku shkruante”Le të veprojmë së bashku”, ndodhi gjatë një interviste midis prezantuesit televiziv dhe një kandidati fitues për kantonin e këshillit qeverisës prej shtatë anëtarësh të Gjenevës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Është turp, zotëri. Ju po merrni peng një shfaqje televizive demokratike,” tha kryeredaktori i Leman Bleu TV Jeremy Seydoux, duke ia bërë me gisht aktivistit.
“Populli ka votuar sot dhe ju vini këtu për të ngjitur dorën në tavolinë, është turp”.
Një punëtor i Leman Bleu shihet më pas në pamje duke tentuar të heqë aktivistin nga podiumi, përpara se të vërehet ngjitësi. Më pas ai kthehet dhe policia ndihmon të largojë protestuesin ndërsa anëtarët e turmës bërtasin “lëviz!”.
Politikat klimatike të Zvicrës, të konsideruara “të pamjaftueshme” nga një faqe interneti që monitoron veprimet e qeverisë për ngrohjen globale, janë një çështje e nxehtë politike këtë vit përpara një referendumi mbi një ligj të ri klimatik në qershor.
💥 Notre émission a été brièvement interrompue par un militant qui s’est collé à notre plateau. La police cantonale est intervenue ⬇️ #ElectionsGE23 pic.twitter.com/Zbwb4Oc7Cg
— Léman Bleu (@lemanbleutv) April 30, 2023