Dita e fundit e Kampionatit Botëror të Shahut do të ishte gjithmonë një ngjarje nervoze, por pakkush mund të parashikonte se sa e tensionuar do të ishte beteja.
Pasi pjesa klasike e turneut përfundoi 7-7 pas 14 ndeshjesh, kampionati mes Ian Nepomniachtichi dhe Ding Liren shkoi në shtesa. Në ndeshjen e katërt dhe të fundit të tiebreak të ditës së dielë në Kazakistan, ishte Ding ai që doli fitues, dukefituar tibreakn e shpejtë me 2,5 pikë ndaj 1.5 për t’u bërë kampioni i parë botëror i Kinës në shah në kategorinë e hapur.
30-vjeçari është lojtari më i vlerësuar kinez në histori dhe kampionët e botës në shah si nëq kategorinë e hapur ashtu edhe në atë të femrave.
Në fakt, numri 3 i botës ishte vetëm në kampionat, sepse Carlsen ksihte thënë korrikun e kaluar se nuk do të garonte në Kampionatin Botëror, i cili e vendosi Ding nënkampion në turneun e kandidatëve, një event që përcakton se kush sfidon kë për një titull botëror.
“Momenti kur Ian dha dorëheqjen, loja ishte një moment shumë emocional, nuk mund t’i kontrolloj ndjenjat e mia” , u tha Ding gazetarëve.
Kjo është humbja e dytë në kampionatin botëror që ka pesuar Nepomniachtchi. Rusi humbi nga Carlsen në paratijen e tij të vetme në kampionat.