PSG mposhtet në shtëpi nga Lorient

Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje në xhiron e 33-të në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Christoph Galtier u mposht në shtëpi nga Lorienti.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 1:3.
Enzo Le Fee (15’), Darlin Yongwa (38’) dhe Bamba Dieng (89’) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Golin e vetëm për kampionët në fuqi e shënoi Kylian Mbappe (29’).

Vlen të theksohet se parisienët luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 20-të, kur nga loja u përjashtua Achraf Hakimi shkaku i dy kartonëve të verdhë.

Pavarësisht humbjes, Paris Saint-Germaini mbetet lider në tabelë me 75 pikë.

Lorienti tani ka 48 pikë dhe pozicionohet si i dhjeti.