Mediumi portugez raporton se është afër divorci mes Ronaldos dhe Georgina-s

Televizioni portugez “CM” raporton se një ndarje mes Kristiano Ronaldos dhe partneres së tij Georgina Rodriguez është në horizont. Sigurisht, nëse do të ndodhë ai skenar, futbollisti do të duhet të paguajë një shumë të madhe parash, më saktë 350 milionë euro, sepse një kontratë të tillë e kanë lidhur para se të kenë fëmijë.

Ronaldo tashmë ka një dhimbje koke nga shuma që duhet t’i paguajë Georginës në rast ndarjeje. Më pas ajo do të mbetej pa disa privilegje, si avion privat, një flotë e shtrenjtë makinash, një pagesë mujore, por sigurisht që nuk do të kishte asnjë shqetësim financiar. Paratë janë shkaku më i madh i problemeve dhe debateve në marrëdhënien e tyre. Ronaldo nuk e duron dot që ajo të shpenzojë vazhdimisht para për gjëra marrëzi”, tha një burim i mirëinformuar, duke shtuar se Ronaldo ka një pasuri prej një miliardë eurosh.