Real Madrid “përvesh” mëngët, “Los Blancos” kanë gati ofertën e parë për Jude Bellingham

Real Madrid duket se është gati të fillojë zyrtarisht aksionin për të tentuar transferimin e Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

“Los Blancos” konsiderohen si favoritët për të nënshkruar me mesfushorin anglez, duke ditur se e dhe vetë lojtari dëshiron vetëm spanjollët. Dortmund në fakt ka dashur të rinovojë kontratën e tij, por 19-vjeçari është i vendosur të provojë një eksperiencë të re.

Sipas raportimeve nga “AS”, Bellingham ka treguar se zgjedhja e tij është të veshë fanellën e Real Madrid. Dortmund është duke kërkuar një shifër prej 150 milionë euro për kartonin e Bellingham, por për Realin është një shifër tepër e lartë.

Drejtuesit e klubit mbretëror kanë vendosur një ofertë fillestëre rekord klubi prej 120 milionë eurosh, dhe ata potencialisht do të largohen nga tentativa nëse kjo shifër nuk pranohet nga klubi gjerman.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo