Një zjarr i madh ka përfshirë një rezervuarë të karburantit në portin e qytetit Sevastopol në Krime.
Sipas guvernatorit të emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhaev, bëhet fjalë për një sulm me dronë, raporton Guardian, transmeton KlanKosova.tv.
“Sipas informacioneve preliminare, zjarri është shkaktuar nga sulmi me dronë”, është shprehur ai.
Sevastopol qytet në Gadishullin e Krimesë është aneksuar nga Rusia më 2014 dhe ka qenë nën sulme të vazhdueshme që prej nisjes së pushtimit të Ukrainë nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Zyrtarët rusë e kanë akuzuar Ukrainën për sulmet.