Mijëra njërëz në Sudan janë në lëvizje, por shumë miliona të tjerë të bllokuar nga luftimet, mungesat e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit që kanë sjell një gjendje kritike në vend.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje gjithashtu se rreth 60% e objekteve shëndetësore në Khartoum aktualisht nuk funksionojnë dhe ata presin që sëmundjet të përhapen dhe të ndodhin më shumë vdekje për shkak të mungesës së shërbimeve bazë. Kreu i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve në Sudan i ka thënë BBC-së se situata në kryeqytetin Khartoum është shkatërruese.
“Ky konflikt, kjo luftë e rëndë urbane dhe sulme ajrore, e cila është pa pushim gjatë dy javëve të fundit, jo vetëm që ka dëmtuar infrastrukturën dhe sigurisht shtëpitë e njerëzve, por ka filluar të shkaktojë kolapsin e tregjeve dhe sistemeve sociale atje. “tha Will Carter për programin Newsday të BBC-së, përcjell Express.
“Pa kujdes shëndetësor, pa energji, pa karburant, pa ujë, pa banka, shumë pak mbulim telefoni apo të dhënash. Gjithçka ka filluar të thërmohet atje dhe është një situatë shumë e dëshpëruar për miliona njerëz ende të bllokuar”, shtoi ai. Kujtojmë se nga luftimet që po zhvillohen atje qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në përleshjet mes forcave rivale ushtarake./