Sulm në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret një palestinez

Një palestinez 16-vjeçar u vra të premten nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Sipas dëshmitarëve okularë, një grup të rinjsh palestinezë kanë nisur një sulm me gurë kundër ushtarëve izraelitë, pranë Betlehemit. Forcat izraelite të sigurisë u përgjigjën me armë zjarri dhe gaz lotsjellës.

Ushtria izraelite njoftoi se po kontrollon raportimet për vdekjen e 16-vjeçarit.

Më herët, ushtria izraelite njoftoi se kishte arrestuar një palestinez të kërkuar dhe sekuestroi armë në një bastisje në kampin e refugjatëve në Jenin, ku pati përleshje me militantët palestinezë.

Dy palestinezë u plagosën nga plumbat, njëri prej tyre 14 vjeç, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Që nga fillimi i vitit, konflikti izraelito-palestinez është përshkallëzuar, duke marrë jetën e të paktën 99 palestinezëve, 19 izraelitëve, një gruaje ukrainase dhe një italiane, sipas një numërimi të AFP duke cituar burime zyrtare izraelite dhe palestineze.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo