“Alarmohet” Real Madrid: Modric pëson dëmtim dhe rrezikon ndeshjen ndaj Manchester City

Bien këmbanat e alarmit në shtëpinë e Real Madrid. Luka Modric, viktimë e një dëmtimi muskulor në ndeshjen e humbur kudnër Girona, tremb të gjithë drejtuesit e “Los Blancos”.

Mesfushori kroat me siguri do të mungojë kundër Almeira dhe Real Sociedad, dhe ka shumë pak gjasa që ai të rikuperohet për finalen e Kupës së Mbretit, të planifikuar të shtunën më 6 maj.

Kanë mbetur 11 ditë para ndeshjes së parë të Champions League kundër Manchester City, shqetësimi po rritet për Carlo Ancelotti, duke qenë se kroati është një lojtar kyç për skuadrën.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo