Gjyqtarët e futbollit nga Maqedonia me logon e FIFA-s në trajnim për teknologjinë e VAR-it në Serbi

Duke qenë se nga ky sezon në kualifikueset në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës do të ketë edhe VAR, disa nga arbitrat tanë, të cilët kanë shenjën e FIFA-s, janë duke u zhvilluar trajnim të veçantë në Stara Pazova (Serbi). Kjo është një bashkëpunim me FIFA-n dhe UEFA-n, në mënyrë që gjyqtarët tanë elitarë të mund të jenë edhe VAR – gjyqtarë në garat e ardhshme evropiane.
Ndër tjerash në mesin e tyre është edhe i vetmi refer i Fifa Shqiptar nga Kërçova Kushtrim Lika dhe Salgjan Markovski nga Gostivari që shumë herë ndanë drejtësinë mes ekipit Shkëndija dhe ekipeve tjera.
Referet tjerë nga Maqedonia që ndjekin këtë trajnim profesional janë:
Jovan Kaçevski, Igor Stojçevski, Branko Putilin, Daniel Vasilevski, Kushtrim Lika dhe Sllagjan Markovski sot dhe nesër po stërviten në Stara Pazova.

Aty është edhe Marjan Kirovski si përfaqësues i Organizatës sonë të Gjyqtarëve.

Paraprakisht një trajnim të tillë kanë ndjekur Aleksandar Stavrev, Gotse Petreski dhe Dejan Kostadinov, deri më tani vetëm Stavrev ka qenë gjyqtar i VAR-it në disa gara evropiane.

Mësojmë se në një të ardhme të afërt në Maqedoni do të futet VAR-i, i cili më në fund do të kënaqë kërkesat e klubeve dhe publikut futbollistik.
Gazetar sporti Buran Musliu.