Zi e më zi për Chelsean, shkon në tetë ndeshje pa fitore, mposhtet në shtëpi nga Brentfordi

Chelsea nuk e ka ndërmend të këndellet këtë edicion.

Ekipi i drejtuar nga Lampard ka shkuar në tetë ndeshje pa fitore në të gjitha garat.

Kjo pasi që londinezët u mposhtën 0:2 në shtëpi nga Brentford, në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.
Azpilicueta realizoi autogol në minutën e 37-të të ndeshjes për epërsinë fillestare të mysafirëve.

Për 2:0 realizoi Mbeumo në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Brentford shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e nëntë, kurse Chelsea mbetet i 11-ti me 39 pikë. /