Xavi s’po e konsideron shitjen e Raphinhas

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk po e konsideron mundësinë e shitjes së Raphinhas.

Futbollisti ofanziv po kërkohet nga klubet angleze, mbi të gjitha nga Arsenali.

Madje, thuhet se për ish-futbollistin e Leedsit ka arritur një ofertë prej 90 milionë eurosh.

Sidoqoftë, Xavi është i vendosur për ta mbajtur lojtarin, i cili mund të shitet vetëm nëse arrin ndonjë ofertë e parefuzueshme dhe e parezistueshme.

Raphinha nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou”, ndonëse trajneri Xavi beson ende në të që mund të bëhet lojtar i rëndësishëm tek “Blaugrana”.