Përfliteshin se ishin në një lidhje që prej fillimit të këtij viti, mirëpo asgjë nuk ishte konfirmuar. Dua Lipa duket se ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me regjisorin greko-francez Romain Gavras. Së fundmi, Dua postoi një foto polaroid me një zemër të kuqe, ku shfaqen duke qeshur bashkë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte single që nga ndarja nga i dashuri prej dy vitesh, modeli Anwar Hadid, në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras u nda me Rita Orën në Mars të atij viti, pas gjashtë muajsh lidhje.
Burime për ‘The Sun’ bëjnë me dije se Dua dhe Romain janë njohur për disa muaj. Ata e kanë shijuar kohën së bashku. Ata janë takuar me njerëzit e afërm të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta.
Para se të konfirmohej lidhja, ata u panë së bashkë duke dalë të kapur prej dore nga një sfilatë në Paris. Dua dhe Romain u panë gjithashtu në një festë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve BAFTA.