Del fotoja e vajzës që u arrestua sot në Rinas, mbushi shkollat dhe “club”-et në Tiranë me kokainë

Vajza në foto është Arlinda Rama e cila ishte e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante dhe shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë.

E reja është arrestuar në Rinas, sapo u fut në territorin shqiptar.

Ajo ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo