Serbia dje ka votuar kundër pranimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në bazë të kësaj ky shtet e ka shkelur nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit të arritur në kuadër të procesit të dialogut.
Neni 4 thotë: “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
Për këtë gjë sot gazetarët në një konferencë për media e kanë pyetur zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stanon, se a e ka shkelur Serbia këtë nen dhe marrëveshje.
Ai nuk dha detaje se a e konsideron BE shkelje veprimin e Serbisë, por vetëm se bëri të ditur se janë në dijeni që ka ndodhur ky votim kundër.