Zelensky për sulmin ndaj muzeut në Kupyansk: Duhet t’i përgjigjemi Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për bombardimin e muzeut të qytetit Kupyansk.

Ai, me anë të një reagimi në Telegram, ka shkruar se Rusia është duke bërë çdo gjë për ta shkatërruar plotësisht Ukrainën.

“Historia jonë, kultura jonë, populli ynë. Vrasja e ukrainasve me metoda absolutisht barbare. Nuk kemi të drejtë ta harrojmë për asnjë sekondë. Ne duhet dhe do të përgjigjemi!”, ka thënë Zelensky.

Zelenskyy ka shtuar se deri tani të lënduar janë 10 persona dhe ka vdekur një punonjës.

“Ka ende njerëz nën rrënoja. Vazhdon eliminimi i pasojave të granatimeve. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë të përfshira. I përjetshëm kujtimi për të ndjerin dhe ngushëllimet për të afërmit. Të gjithë ata që janë fajtorë për këto krime lufte do të sillen patjetër para drejtësisë dhe do të jetë e pamëshirshme”, ka thënë Zelensky