Reali po përgatit një kontratë të re për Camavingan, do të përfshihet klauzola e lirimit prej 1 miliard eurosh

Real Madridi është duke përgatitur kontratë të re për Eduardo Camavingan, dëshira e të cilit është të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, sipas Fabrizio Romano .

Sipas gazetarit italian, francezi po tërheq interesim nga klubet e Premierligës, por produkti i Rennais është i interesuar vetëm të mbetet në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata aktuale e Camavingas skadon në verën e vitit 2027, por Real Madridi po përgatit një ofertë të re për rinovim.
Paga e mesfushorit francez thuhet se do të ketë rritje, ndërsa në kontratë do të përfshihet gjithashtu një klauzolë më e lartë lirimi, potencialisht deri në 1 miliard euro.

Bisedimet mes palëve pritet të nisin së shpejti.

Duke folur për “France Ouest” në mars, 20-vjeçari tha “se me t’u bashkuar me “Los Blancos” në vitin 2021, e ndjeu menjëherë se ishte bashkuar me klubin më të mirë në botë”.