La Liga ia ka bërë një urim special për ditëlindjen Vedat Muriqit.
La Liga, përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, e ka uruar sulmuesin kosovar me rastin e ditëlindjes së tij të 29-të.
“Këtë ditë do ta kujtoni gjithmonë si ditën e ditëlindjes së Vedat Muriqit. Gëzuar ditëlindjen, pirat!”, thuhet në postimin që u shoqërua me një video të lojtarit.
Muriqi është bërë protagonist skuadrës së Mallorcas, me të cilën i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash në këtë edicion.